Lajme
Trump premton se nëse zgjidhet president, do të falë protestuesit që hynë në Capitoll Hill
Donald Trump deklaroi se nëse garon për president në 2024-n dhe nëse del fitues, do falë njerëzit që akuzohen për protestat në Capitol Hill.
Trump, që nuk ka konfirmuar ende nëse do të rikandidojë për kryetar shteti pas humbjes përballë Joe Biden në zgjedhjet e 2020-s, foli gjatë një mitingu në Teksas.
“Nëse unë garoj dhe fitoj, ne do t’i trajtojmë protestuesit e 6 janarit në mënyrë të drejtë dhe nëse ata do të kërkojnë falje, ne do t’i falim, pasi aktualisht po trajtohen padrejtësisht”, tha ai, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë mitingut, ai kritikoi edhe NATO-n, duke e cilësuar po aq të keqe sa Kina dhe po ashtu planin e Biden për të dërguar trupa në Evropë për të mbrojtur Ukrainën.
Për Trump, trupat duhet të dërgohen në kufirin me Meksikën, ku sipas tij, vetëm vitin e kaluar kaluan ilegalisht drejt Shteteve të Bashkuara 5 milionë persona.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje Dhuna në familje në Zvicër kërkon masa shtesë për të mbrojtur viktimat dhe për të ndëshkuar... -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?














