Lajme
Ushqimet që ju ndihmojnë për një bark të sheshtë
Të gjithë e dimë se mënyra më efektive për të pasur bark të sheshtë është të bëjmë ushtrime çdo ditë. Megjithatë, ka disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë për të arritur qëllimin tuaj më shpejt. Merrini në konsideratë këto 9 ushqime që ju sugjerojmë dhe do të shikoni efektet në një kohë të shkurtër.
Kosi: I lartë në proteina dhe i përsosur për t’u ngrënë në çdo orë të ditës. Proteinat e ndodhura në kos ndihmojnë në frenimin e dëshirave tuaja për ushqim. Ju mund t’i shtoni kosit frutat tuaja të preferuara, duke kthyer kosin e thjeshtë në një meze të lehtë të shijshme dhe, mbi të gjitha, të shëndetshme.
Manaferrat: Janë të ulëta në sheqer dhe të pasura me antioksidantë. Hani një filxhan manaferra çdo ditë dhe do të arrini të keni bark të sheshtë. Manaferrat ndihmojnë në nxitjen e procesit të tretjes, stabilizimin e sheqerit në gjak, gjithashtu ju japin energji.
Vezët: Janë ushqimet më të mira për përfitimin e një barku të sheshtë, pasi janë të pasura me proteina dhe ndihmojnë në djegien e yndyrnave në mënyrë natyrale. Hani vezë për mëngjes dhe do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhje të shëndetshme ushqimore gjatë ditës.
Arrat: Po, arrat janë të larta në yndyrë, por nëse i konsumojmë me masën e duhur, mund të arrijmë të humbim peshë. Një grusht arra është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë yndyrna të shëndetshme. Ato janë të pasurame proteina dhe fibra, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe për të frenuar oreksin. Fistikë, arra, bajame mund t’i shtoni në dietë dhe do të shikoni ndryshime!
Peshk: I pasur me proteina, peshku ndihmon në zvogëlimin e dëshirave për të ngrënë. Salmoni dhe toni i peshkut përmbajnë acide yndyrore omega 3, të cilat ndihmojnë në reduktimin e dhjamit. I shijshëm dhe i shëndetshëm.
Molla: Është një nga ushimet më të shëndetshme që ju mund të hani. Çdo mollë përmban 5 gramë fibra, janë të ulëta në sheqer dhe kalori. Studimet tregojnë se ata që hanë të paktën një mollë në ditë, përshpejtojnë procesin e humbjes të peshës.
Sallata jeshile: E pasur me fibra rrit nivelin e energjisë duke ju bërë të ndiheni më mirë. Kur hani peshk ose pulë sigurohuni që t’i shoqëroni me një sallatë të madhe të mbushur me gjethe jeshile.
Drithëra: Gjysmë filxhan përmban 11 gramë proteina dhe 5 gramë fibra. Mund t’i konsumoni në darkë, pasi janë një pjatë e shëndetshme dhe me shije të mirë.
Avokado: Është një nga frutat që mund ta zgjidhni për një dietë të shëndetshme. Vetëm një fetë avokado përmban 15 gramë fibra dhe mund t’ju bëjë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. ¼ filxhan me avokado të freskët mund t’ju ndihmojë të digjni yndyrë në stomak.
Siç mund ta shikoni këto ushqime janë të shëndetshme dhe të shijshme, shpesh ndryshimet e vogla mund të sjellin rezultate të mëdha!
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih











