Lajme
Gjavit Shabanaj fiton edhe një mandat në Asamblenë e një komune të Austrisë
Ai është i lumtur që do të angazhohet edhe për pesë vitet e ardhshme të kontribuoj për të mirën e qytetarëve të kësaj komune
Gjavit Shabanaj nga Istogu ka fituar për herën e dytë një mandat pesëvjeçar për Asamble në Këshillin Komunal të Waidhofen an der Ybbs. Zgjedhjet në këtë komunë janë mbajtur ditën e diel, më 30 janar, ndërkohë politikani shqiptar ka kandiduar me Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP).
Këtë sukses e ka bërë të ditur Shabanaj përmes një postimi të tij në Facebook.
Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin e votave të partisë, por është i lumtur që do të angazhohet edhe për pesë vjetët e ardhshme të kontribuojë për të mirën e qytetarëve të kësaj komune, përcjell albinfo.at.
Miq e familjarët e mi, ju përshëndes nga zemra edhe ju falënderoj për urimet e shumta që i mora nga ju!
Edhe pse e patëm fatin që t’i mbajmë zgjedhjet në këtë situatë jo të zakonshme, me plot probleme qeveritare, ne vendosëm që me 30.01-22 t’i mbajmë ato.
Me rezultat nuk jem të kënaqur po kështu e ka demokracia. Humbëm 18% të votave në krahasim me vitin 2017 . Por, sidoqoftë fal punës time të mirë që kam bërë gjatë 5 viteve të fundit edhe me besimin që e mora si nga komuniteti ynë ashtu edhe nga komunitetet tjera, e çka ka është me kryesorja, nga qytetaret austriak, pas numërimit te votave personale unë fitova edhe një mandat të cilin e pranova më dëshirë edhe do të punoj edhe më shumë për të mirën e qytetarëve të këtij qyteti të mrekulluar.
Gjavit Shabanaj u lind në fshatin Tomoc, komuna e Istogut, ndërsa prej vitit 1992 jeton në Austri, në Waidhofen an der Ybbs. Për pesë vjet politikani me prejardhje nga fshati Malaj i Rugovës shërbeu si asamblist në këtë komunë, duke ngritur zërin për shumë tema që kishin të bëjnë për mirëqenien e këtij qyteti.
Qyteti Waidhofen an der Ybbs ka rreth 12 mijë banorë nga ku jetojnë edhe dhjetëra familje shqiptare. Politikani Shabanaj ka thënë për albinfo.at se gjatë mandatit të parë ai ka pasur aktivitete të ndryshme edhe për të mirën e komunitetit, por edhe të shtetit të Kosovës.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% Kompania ajrore SWISS ka zgjeruar masat e saj të kursimit të kostove për stafin në tokë.... -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor














