Lajme
SHBA ofron 10 milionë dollarë për ta zënë liderin terrorist të ISIS-it
Sanaullah Ghafari, i njohur edhe si Shahab al-Muhajir, është identifikuar nga SHBA-ja si lider i IS-K.
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 10 milionë dollarë si shpërblim për ata që kanë informacione që ndihmojnë në identifikimin e liderit të degës së grupit, Shtetit Islamik në Afganistan (IS-K).
Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar edhe 10 milionë dollarë shpërblim për informacion që do të ndihmonte në arrestimin dhe gjykimin e personave përgjegjës për sulmin me bombë vetëvrasëse jashtë aeroportit të Kabulit në gusht të vitit të kaluar.
Si pasojë e këtij sulmi kanë vdekur të paktën 173 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.
Përgjegjësinë për këtë sulm e pati marrë IS-K, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë në muajin nëntor se Ghafari është emëruar udhëheqës i IS-K në qershor të vitit 2020 dhe se ai është përgjegjës për miratimin e të gjitha operacioneve në grupit në Afganistan.
Autoritetet amerikane kanë shpallur Ghafarin dhe dy liderë tjerë të grupit si terroristë globalë.
Pentagoni ka thënë javën e kaluar se është duke hetuar sulmin në aeroport, i cili është kryer në ditët e fundit kaotike të largimit të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja nga Afganistani.
Sulmuesi është identifikuar nga Shteti Islamik si Abdul Rahman al-Logari, i cili është liruar prej burgut nga talibanët, pasi këta të fundit kanë marrë kontrollin e Kabulit më 15 gusht të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














