Lajme
BE mund të përballet sërish me refugjatë
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Margaritis Schinas ka paralajmëruar se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit në Ukrainë jo vetëm që mund të krijojë një “kërcënim të madh për sigurinë europiane”, por gjithashtu mund të nxisë një lëvizje të madhe refugjatësh në Bashkimin Europian.
“Vlerësohet se nga 20 mijë deri në një milion refugjatë mund të vijnë”, tha ai për DW.
Ky nuk është paralajmërimi i parë që kemi pasur se konflikti mund të shkaktojë një rritje të njerëzve që largohen nga shtëpitë e tyre.
Ministrat polakë u kanë kërkuar udhëheqësve rajonalë që të përgatisin strehim urgjent për çdo rast.
Pushtimi rus i Krimesë në vitin 2014 dhe lufta pasuese në lindje sipas Bb kanë lënë tashmë 1.5 milionë ukrainas të zhvendosur brenda vendit.
Schinas paralajmëron gjithashtu se refugjatët mund të përdoren për të ushtruar presion ndaj BE-së, ashtu siç u përdorën nga Bjellorusia në fund të vitit 2021.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike










