Kuriozitete
Trump plason të hënën platformën sociale ‘Truth’
Truth, platforma e re sociale e Donald Trump, duket gati për t’u lançuar në App Store të Apple të hënën, në Ditën e Presidentit.
Lajmi është raportuar nga “Guardian”, duke cituar postimin e një ekzekutivi mbi një version provë të testuar nga disa përdorues.
“Aktualisht jemi vendosur për publikim në dyqanin e aplikacioneve Apple për të hënën, më 21 shkurt”, u përgjigj ekzekutivi, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
E drejtuar nga ish-kongresmeni republikan Devin Nunes, Trump Media & Technology Group, start-up pas Truth, do të mirëpresë kompanitë e teknologjisë që po pozicionohen si kampionë të fjalës së lirë, duke konkurruar me Twitter, Facebook dhe Youtube.
Kjo do ta kthente ish-presidnetin Trumpin në mediat sociale, pas më shumë se një vit pasi ai u ndalua nga Twitter, Facebook dhe YouTube, pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së nga mbështetësit e tij, kur ai u akuzua për postimin e mesazheve që nxisnin dhunën.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













