Lajme
Organizatat “K” dhe “Societas Albania” organizojnë takim me ambasadorët shqiptarë në Vjenë
Takimi me ambasadorët do të mbahet 02.03. 2021 nga ora 18:00 në lokacionet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, shkruan albinfo.at
Për nder të 14-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe në kuadër të Javës së Kulturës Shqiptare në Austri, organizata “K“ dhe organizata studentore “Societas Albania” organizojnë aktivitetin “Kâ takim me Ambasadorët!”, raporton albinfo.at.
Ky projekt do të fillojë me ambasadorët shqiptarë në Austri; Roland Bimo, ambasador nga Republika e Shqipërisë, Lulzim Pllana, ambasador nga Republika e Kosovës, si dhe artistin e merituar, ambasadorin e kulturës shqiptare në Austri, balerini Eno Peçi.
Takimi me ambasadorët do të mbahet 02.03. 2021 nga ora 18:00 në lokacionet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, shkruan albinfo.at.
Në njoftimin e postuar në faqen e organizatës “K” thuhet se ky aktivitet ka për qëllim të kuptuarit e rolit të ambasadorit të vendit dhe kulturës së vet; gjegjësisht, të kuptuarit e përgjegjësisë që secili nga ne bartim individualisht, duke qenë secili përfaqësues i kulturës shqiptare kudo që jetojmë, gjendemi apo veprojmë.
“Një mënyrë për të arritur këtë është duke komunikuar direkt dhe duke mësuar nga shembujt më të mirë që kemi, siç janë individë të ndryshëm, profesionistë, artistë, krijues, etj. të shumtë, të cilët me punën e angazhimin e tyre profesional, kanë dhënë shembullin më pozitiv të përfaqësimit të shteteve tona amë dhe të vlerave të larta të kulturës shqiptare kudo nëpër botë. Njohja me ta, me punën, angazhimin, sfidat e tyre si dhe shkëmbimi direkt i informatave dhe përvojave do të jetë inspirim dhe reflektim për të gjithë”, thuhet tutje në paralajmërimin e këtij aktiviteti.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter Transmetuesit publik zviceran RTS dhe SRF po reduktojnë në mënyrë drastike komunikimet e tyre përmes rrjetit...
-
Air India kthehet në Cyrih pas më shumë se 25 vitesh
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut, më i pastërti në Evropë
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital