Lajme
Zvicra konfirmon ardhjen e refugjatëve të parë nga Ukraina
“Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (BAZG) ka identifikuar hyrjen e parë të shtetasve ukrainas dhe po vepron në përputhje me rregullat e thjeshtuara të hyrjes"
Që nga fillimi i sulmeve ruse në Ukrainë, qindra mijë njerëz nga Ukraina kanë kërkuar mbrojtje nga lufta në vende të tjera. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 874,000 njerëz janë larguar nga vendi deri të martën, transmeton albinfo.ch. Numri mund të rritet së shpejti në një milion.
Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët UNHCR, më shumë se gjysma e refugjatëve janë në Poloni. Rreth 454,000 njerëz nga Ukraina kanë kërkuar mbrojtje atje. Hungaria pason në vendin e dytë me rreth 116,000 refugjatë, e ndjekur nga Moldavia me 79,000, Sllovakia me 67,000 dhe Rumania me 45,000.
Rreth 70,000 të tjerë kanë udhëtuar edhe në vende të tjera evropiane.
Tani edhe Zvicra raporton ardhjen e personave të parë nga zona e luftës, shkruan 20minuten.ch. “Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (BAZG) ka identifikuar hyrjen e parë të shtetasve ukrainas dhe po vepron në përputhje me rregullat e thjeshtuara të hyrjes, të vendosura nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM).
BAZG po monitoron nga afër situatën dhe është në kontakt të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, kombëtare dhe kantonale”.
Siç merret vesh ndërkohë, me një fushatë spontane, Swiss Cycling ka sjellë sot 13 të rinj ukrainas nga Polonia në Zvicër. Talentët e çiklizmit janë nga 17 deri në 19 vjeç dhe kanë qenë në një kamp stërvitor në Ukrainën perëndimore.
Pas udhëtimit të gjatë, refugjatët fillimisht janë strehuar në qendrën kombëtare të performancës (sportive) në Magglingen.
Solidariteti është i madh
Në konferencën e medias mbi sanksionet kundër Rusisë, Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter është shprehur se Zvicra do të tregohet “bujare dhe e pakomplikuar” me refugjatët nga Ukraina. Më pas SBB ka konfirmuar se njerëzit nga Ukraina mund të përdorin mjetet e transportit pa pagesë deri në njoftimin e mëtejshëm.
Lëvizja zvicerane Campax është duke i bërë thirrje popullatës që të strehojë refugjatët në shtëpitë e tyre në kohë nevoje, transmeton albinfo.ch. “Është koha që ne në Zvicër të bëjmë pjesën tonë dhe të ndihmojmë për të lehtësuar vuajtjet e luftës”, thuhet në një deklaratë të hënën.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin SEM, ukrainasit me pasaporta biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen për 90 ditë pa vizë. “Gjatë kësaj kohe, akomodimi privat është lehtësisht i mundur”, thotë zëdhënësja e SEM, Anne Césard.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












