Lajme
Cyrih, demonstratë masive solidarizimi me Ukrainën, kundër Putinit
Shkrimtari rus Mikhail Shishkin, pjesëmarrës në tubim: "Rusia nuk është Putini". Putini i urren ukrainasit sepse ata kanë zgjedhur rrugën e demokracisë"
Rreth 40,000 njerëz kanë ndjekur thirrjen e organizatorëve për demonstrim. Shumicën e kohës pjesëmarrësit ecnin në heshtje nga Platzspitz pranë Muzeut Shtetëror nëpërmjet sheshit Central e deri në sheshin Sechseläutenplatz.
Kishte njerëz të të gjitha moshave, përfshirë shumë familje me fëmijë, transmeton albinfo.ch. Shumë prej tyre mbanin shenja “Stop Putin” ose flamuj ukrainas.
Një fëmijë ka uruar në një pankartë “Jo luftë, zoti President, më mirë karamele dhe balona”, raporton srf.ch. Një tjetër poster bën thirrjen: “Mos i jepni vrasësit asnjë cent – këputini tubacionet”. Një familje e re me karrocë fëmijësh shkruajnë në anglisht: “Unë jam rus, më vjen turp, më fal, shpëto Ukrainën”.
Organizatorët prisnin deri në 20,000 pjesëmarrës paraprakisht, por përfundim të tubimit ata vlerësuan se ishin mbi 40,000 njerëz. Nuk ka pasur asnjë incident.
“Mbyllni rubinetin e parave për Putinin”
Pjesëmarrësit kërkuan gjithashtu kontrolle efektive në tregtimin e mallrave, të cilat kryesisht trajtohen nëpërmjet Zvicrës. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar që lufta të mos financohet nga këtu.
Vania Alleva, presidente e sindikatës Unia, që ishte ndër organizatorët e demonstratës, ka thënë se lufta e Putinit është një luftë kriminale agresioni që nuk mund të justifikohet me asgjë. Ajo kërkoi që refugjatët e luftës të jenë të mirëpritur në Zvicër pa rezerva – duke përfshirë edhe ata nga luftërat e tjera.
Folës të ndryshëm folën gjithashtu kundër armatimit. “Kjo nuk sjell paqe, por vetëm e kthen industrinë e armatimit në përfitues të luftës”.
Shkrimtari rus, Mikhail Shishkin, pjesëmarrës në tubim, ka theksuar: “Rusia nuk është Putini”. Putini i urren ukrainasit, sepse ata kanë zgjedhur rrugën e demokracisë”, përcjell albinfo.ch. Por ai gjithashtu është shprehur se Putini mund të ishte ndalur, për shembull, duke bojkotuar Lojërat Olimpike në Soçi.
Mattea Meyer, bashkëkryetare e PS Zvicër, bëri thirrje që Putinit t`i mbyllet rubineti i parasë, tani. Deputeti nacional, Balthasar Glättli, kryetar i Të Gjelbërve, theksoi se “për sa kohë që ne vazhdojmë të marrim lëndë të parë nga Rusia, ne nuk kemi bërë gjithçka që mundemi për të ndalur këtë luftë”.
Policia ka mbikëqyrur demonstrimin edhe nga ajri dhe nga uji
Për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve, Policia e qytetit të Cyrihut ka vëzhguar se çfarë po ndodhte nga ajri. Ajo ka postuar në Twitter pamjet ajrore nga një helikopter policie dhe, në përmbyllje, ka konstatuar se tubimi ka përfunduar pa asnjë incident.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë” Siç e dini, “Kikiriki-shqip me fëmijë” është emision gjithëpërfshirës në gjuhën amtarë, ku fëmijët shqiptarë nga...
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicër është rritur Në fund të marsit, në Zvicër ishin rreth 400,000 mbajtës të lejeve G të punësuar –...
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?