Bota
Tani ikin edhe rusët: Me mijëra po strehohen në Finlandë
Shumë njerëz në Rusi kanë frikë se Rusia mund të vendoset nën ligjin ushtarak dhe më pas kufijtë do të mbyllen
Hekurudhat finlandeze janë detyruar të zgjerojnë lidhjet e tyre me tren nga St. Petersburgu i Rusisë në kryeqytetin Helsinki: Gjithnjë e më shumë rusë duan të largohen nga vendi i tyre.
Mijëra kanë mbërritur tashmë në Finlandë, ka raportuar stacioni televiziv finlandez Yle.
Përveç trenit “ekspres Allegro”, të gjithë autobusët në rrugën afërsisht 400 kilometra midis St. Petersburg dhe Helsinkit janë plo, transmeton albinfo.cht. Në drejtim të kundërt, automjetet dhe rrugët janë praktikisht bosh. Rusia dhe Finlanda ndajnë një kufi që është rreth 1300 kilometra i gjatë.
Shumë njerëz në Rusi kanë frikë se Rusia mund të vendoset nën ligjin ushtarak dhe më pas kufijtë do të mbyllen, raporton më tutje transmetuesi finlandez.
Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se aktualisht nuk sheh kushte për shpalljen e gjendjes ushtarake në Rusi.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë













