Maqedonia
Maqedonia e Veriut ul TVSH-në për shkak të rritjes së çmimeve
A duhet të veproj kështu edhe Kosova?
Kriza e çmimeve ka mbërthyer mjaft vende të botës, çdo qeveri po mendon për të bërë lehtësime.
Raportohet se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të premten në mesnatë masat për përballje me krizën ekonomike, ligjin për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti, si dhe ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, nga 18 në 10 për qind.
Nga kjo nismë thuhet se është miratuar edhe ligji për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë në 0 për qind. Ligjet janë miratuar me 95 vota nga deputetët e të gjitha partive politike.
Një litër dizel në Maqedoninë e Veriut të premten është shitur për 97 denarë (1.57 centë), ndërsa benzina për 93 denarë (1.51 centë). Për herë të parë çmimi i naftës ka kaluar atë të benzinës.
Çmimi i tyre pritet të ulet për 10 denarë (0.16 centë) me miratimin e ligjeve dhe publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare.
Masat parashohin mbajtjen nën kontroll edhe të çmimit të energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore si dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha produktet ushqimore bazë.
Përkundër mbështetjes unanime për miratimin e tyre me procedurë të shkurtuar, Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, kishte vërejtje pse masat nuk ishin miratuar më herët.
“Në vend që të shtireshin si të shqetësuar tani dhe të thërrisnin seanca urgjente, masa të tilla mund të ishin miratuar dy javë më parë, kur VMRO-DPMNE kishte paraqitur propozimet e saj. Kjo do të parandalonte panikun te qytetarët”, deklaroi Micevski.
VMRO DPMNE-ja kishte propozuar uljen e akcizës për karburantet për 50 për qind, por ky propozim i opozitës ende nuk është vendosur në rend dite të punimeve të Kuvendit.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut të premten ka vendosur të ndalojë për dhjetë ditë eksportin e mallrave të caktuara ushqimore. Vendimi përfshin eksportin e grurit, elbit, misrit, miellit, farave të lulediellit, si dhe vajrave.
“Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe mbrojtja e qytetarëve në kohë krize”, ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Jozyrtarisht vendimi ndërlidhet me njoftimet se sasi të mëdha të grurit janë eksportuar në Greqi, ndërsa në Kosovë sasi të mëdha të vajit vendor, të llojit Briliant.
Çmimi i vajit në Maqedoninë e Veriut arrin në 1.80 euro.
Nga Qeveria kanë thënë se vendimi për kufizimin e eksportit është marrë edhe si përgjigje reciproke ndaj masave të ngjashme të marra nga disa vende të rajonit.
Serbia ka njoftuar se ka ndaluar eksportin e grurit dhe miellit për vendet e rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila ishte në pritje të importit të rreth 50.000 tonëve grurë dhe miell. /rel
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës












