Lajme
Edhe kompanitë farmaceutike nisin largimin nga Rusia
Një numër i madh kompanish perëndimore janë larguar deri në këto momente nga Rusia apo kanë pezulluar aktivitetin e tyre për shkak të ndërhyrjes ushtarake të trupave të këtij vendi në Ukrainë, përcjell Albinfo.ch.
Së fundmi, pjesë e këtyre sanksioneve ndaj Rusisë, në javën e tretë të luftimeve në Ukrainë, janë bërë dhe një numër shumë i madh kompanish farmaceutike.
Kompania Novartis ka njoftuar se do të pezullojë të gjithë investime në Rusi dhe aktivitetin e marketingut, ndërsa premtoi dhe një donacion 3 milionë dollarë për organizatat humanitare, transmeton Cnn.
“Eli Lilly” gjithashtu bën me dije se ka ndalur investimet, promocionet dhe provat klinike si dhe eksportin e ilaçeve jothelbësore.
Gjithashtu, fitimet nga shitjet e fundit në Rusi do të shkojnë për qëllime humanitare.
Më herët edhe AbbVie, Bayer, Bristol Myers Squibb, Pfizer dhe Sanofi kanë njoftuar ndaljen e shumë aktiviteteve të tyre në Rusi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













