Kuriozitete
Apple mund të bëjë projekte të përbashkëta me Porsche
Bëhet e ditur se prodhuesi gjerman i automjeteve, Porsche, ka diskutuar me kompaninë amerikane të teknologjisë për projekte të mundshme të përbashkëta.
Thuhet se menaxherët e Porsche udhëtuan në Shtetet e Bashkuara në fund të vitit të kaluar për të diskutuar projekte të mundshme të përbashkëta me prodhuesin e iPhonet, Apple si dhe me disa kompani të tjera të teknologjisë, ka njoftuar drejtori ekzekutiv i prodhuesit të veturave.
“Ne tashmë kemi Apple CarPlay dhe do të zgjerojmë këtë”, tha Oliver Blume gjatë një video-konference mbi rezultatet vjetore të prodhuesit të automjeteve të premten.
Blume ka thënë se Porsche dhe Apple tradicionalisht bashkëpunojnë ngushtë, por ka shtuar se ishte shumë herët për të marrë ndonjë vendim për projektet e ardhshme.
Ai gjithashtu ka thënë se Porsche po shqyrtonte nëse do të hynte në Formula 1, por ka thënë se nuk ishte marrë asnjë vendim.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve












