Lajme
Biden paralajmëron për sulme kibernetike nga Rusia
Ai u thirr në “informacione në zhvillim të inteligjencës” që sugjeronin për plane të tilla nga Kremlini.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar bizneset dhe organizatat joqeveritare në shtet që menjëherë të “forcojnë” mbrojtjet e tyre kundër sulmeve të mundshme kibernetike nga Qeveria ruse.
“U bëj thirrje partnerëve tanë në sektorin privat që të forcojnë menjëherë mbrojtjet e tyre kibernetike. Ne na duhet që të gjithë të bëjnë pjesën tonë për të luftuar një nga kërcënimet e kohës sonë”, tha Biden më 21 mars, sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Zyrtarët amerikanë që një kohë të gjatë kanë akuzuar akterët rusë për sulme kibernetike ndaj qytetarëve amerikanë, organizatave dhe qeverive, që shpesh është thënë se kanë qenë veprime të udhëhequra nga Kremlini, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
Ekspertët kanë paralajmëruar për rritjen e rrezikut nga sulme të tilla pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës dhe Perëndimi iu përgjigj me sanksione të ashpra, por edhe me rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin.
“Ky është një moment kritik për të përshpejtuar punën tonë në përmirësimin e sigurisë kibernetike brenda vendit dhe për të rritur qëndrueshmërinë tonë kombëtare”, tha Biden.
“Edhe më herët kanë paralajmëruar se Rusia mund të kryejë aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe për përgjigjen tonë me vendosjen e kostove ekonomike të paprecedentë që kemi vendosur ndaj Rusisë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë”, shtoi presidenti amerikan.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen Shitjet në sektorin zviceran të elektronikës shtëpiake u rritën pak në vitin 2025 pas dy vitesh... -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana













