Lajme
Ku i fshehin oligarkët rusë paratë e tyre të pista?
Rusët kanë rreth 1 trilion dollarë të fshehura në mbarë botën. Rreth një e katërta e kësaj shume kontrollohet nga presidenti rus Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, rusë të pasur të njohur si “oligarkë”.
Ky është raporti i Këshillit Atlantik të SHBA-së për vitin 2020.
Për dekada, oligarkët rusë kanë lëvizur miliarda dollarë jashtë vendit, duke i vendosur ato në kompani guackë për ta bërë jashtëzakonisht të vështirë gjurmimin.
Historikisht, shumë nga këto para kanë shkuar në Qipro të joshur nga taksat e favorshme. Territoret britanike jashtë shtetit si Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Ishujt Kajman janë gjithashtu destinacione të preferuara.
Disa nga këto para e gjejnë rrugën drejt kryeqyteteve financiare, si Nju Jorku dhe Londra, ku mund të investohen dhe të korrin kthime.
Pas pushtimit të Ukrainës, vendet kanë njoftuar një sërë masash për të gjurmuar paratë ruse./Euronews.al
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













