Portrete të firmave
Kompania “SOS Jantes KC” e Real Kryeziut zgjerohet në katër garazhe
Kjo ndërmarrje është themeluar në vitin 2007 dhe që atëherë është rritur gradualisht, falë besimit në kualitetin e shërbimeve që ofron “SOS Jantes KC” për markat e njohura si “Porsche” e “Mercedes.
Pas suksesit si njëra ndër kompanitë të specializuara në renovimin dhe riparimin e rrotave të automjeteve, “SOS Jantes KC” është zgjeruar në katër pika, me garazhe ku përfshihen makineri të reja, të cilat ofrojnë cilësi në shërbime dhe oferta për klientët e rinj.

Kjo ndërmarrje është themeluar në vitin 2007 dhe që atëherë është rritur gradualisht, falë besimit në kualitetin e shërbimeve që ofron “SOS Jantes KC” për markat e njohura si “Porsche” e “Mercedes”. Pronarët e makinave të këtyre markave janë klientë të vazhdueshëm në këto garazhe.
Zgjerimi i kësaj kompanie, sipas drejtuesit (sipërmarrësit) Real Kryeziu, ka ardhur për shkak të kërkesave të shumta për riparimin e markave të ndryshme të makinave, e po ashtu për shkak të hapjes së këtyre garazheve në disa pika që mundësojnë shtrirjen dhe gjithëpërfshirjen e shërbimeve për nevojat e klientëve.
Këto pika gjenden në regjionin e Zvicrës frankofone: e para në Gjenevë, të tjerat në Lozanë e në Sion, të tria këto në zonat industriale, ndërsa njëra në Yverdon, afër liqenit.
Ato ofrojnë hapësira të mjaftueshme pune dhe garantojnë zgjedhjen e duhur të produkteve riparuese dhe metodave rinovuese.
Në të gjitha garazhet shërbimet bëhen nga profesionistë në fushën e riparimit të automjeteve.
Hapësira dhe makineritë e punës u mundësojnë garazheve që punën e tyre ta bëjnë me përsosmëri dhe dedikim të plotë ndaj kërkesave të klientëve.
“Me angazhim të vazhdueshëm, kam fituar besimin në punën që bëj dhe gjatë këtyre viteve çdo fitim e kam investuar në këto garazhe, duke pasur si parim kryesor të ofrojmë cilësi“, thotë pronari Real Kryeziu.
“SOS Jantes KC” ofron shërbime për të gjitha markat e automjeteve dhe premton kualitet për çdo klient.
Duke pasur si qëllim kryesor kryerjen e suksesshme të punës dhe kënaqësinë e klientëve, themeluesi Real Kryeziu ka zgjedhur që si dritare informacioni për kompaninë, ku përfshihen të gjitha shërbimet, ta krijojë faqen e internetit: sosjanteskc.ch në të cilin çdo klient mund të ketë qasje për kërkesat konkrete sa u përket atelieve të punës dhe shërbimeve. Aty gjeni në detaje të gjitha ofertat dhe çmimet për secilin shërbim.
I gjithë ky angazhim për themeluesin dhe të gjithë punonjësit vjen si rezultat i punës së mirë dhe vendosmërisë, duke e bërë punën me pasion të madh ndaj makinave dhe duke arritur majat si sipërmarrje suksesi.
Ja ku gjenden 4 garazhet
Këto pika gjenden në regjionin e Zvicrës frankofone: e para në Gjenevë, të tjerat në Lozanë e në Sion, të tria këto në zonat industriale, ndërsa njëra në Yverdon, afër liqenit.
Geneva
SOS Jantes KC – Geneva
rue du Pré-Bouvier 10
CH – 1242 SatignyPhone : +41 (0) 22 782 37 64
Mobile : +41 (0) 78 858 12 07
Email : [email protected]Lausanne
SOS Jantes KC – Lausanne
Zone industrielle En Budron H7
Box N° 26-27
CH – 1052 Le Mont-sur-LausannePhone : +41 (0) 21 652 73 83
Mobile : +41 (0) 79 831 04 24
E-mail : [email protected]Sion
SOS Jantes KC – Sion
Route des Joncs 107
Box N° 54
CH – 1958 UvrierPhone : +41 (0) 27 764 30 49
Mobile : +41 (0) 78 858 12 07
E-mail : [email protected]Yverdon-les-Bains
SOS Jantes KC – Yverdon-les-Bains
Rue des Prés-du-Lac 69
CH – 1400 Yverdon-les-BainsPhone : +41 (0) 21 652 73 83
Mobile : +41 (0) 79 831 04 24
E-mail : [email protected]/Shkrim i sponzorizuar/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten














