Lajme
Pas sulmit në metron e Nju-Jorkut
Disa persona janë qëlluar me armë zjarri dhe të paktën 13 persona janë plagosur të martën në një stacion metroje në Nju Jork, ku autoritetet gjetën eksplozivë të pashpërthyer, tha Departamenti i Zjarrfikësve
Incidenti që kishte ndodhur në mëngjes në një stacion të metros në Bruklin, i cili ishte mjaft i ngarkuar, ku CNN dhe media të tjera raportuan se të paktën pesë persona janë plagosur me armë zjarri, teksa janë thirrur në burime brenda Departamentit të Zjarrfikësve të Nju- Jorkut.
Sipas burimeve të pakonfirmuara, flitet edhe për viktima, por deri tani është i paqartë numri i personave të plagosur, përfshirë edhe të atyre që janë qëlluar me armë zjarri, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
Associated Press duke u thirrur në burime që kanë njohuri me hetimin e kësaj ngjarjeje, tha se informacionet paraprake sugjerojnë se një i dyshuar ishte veshur me rroba të punëtorëve ndërtimorë dhe kishte një gazmaskë.
Një fotografi nga skena shfaqi njerëz që ndihmonin pasagjerët e gjakosur, të cilët ishin të shtrirë në stacionin e metrosë.
Kryetari i Nju Jorkut, Eric Adams, tha se është informuar për të shtënat në stacionin në Bruklin.
“Përderisa ne mbledhim më shumë informacione, u bëjmë thirrje njujorkezëve që të qëndrojnë larg kësaj zone për sigurinë e tyre dhe në mënyrë që zyrtarët të mund të ndihmojnë ata që kanë nevojë dhe të hetojnë rastin”, shkroi në Twitter Fabrien Levy, zëdhënësi i kreut të Nju- Jorkut.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











