Lajme
Aeroporti i Cyrihut: Trafiku ajror gjatë festës, afër nivelit të para koronës
Kjo shifër, marrë në tërësi bën 280,000 në katër ditë, që korrespondon me rreth 70 për qind të numrit të pasagjerëve në periudhën para krizës së koronës
Nga e “Premtja e Mirë” deri të hënën e Pashkëve, Aeroporti Cyrih-Kloten ka trajtuar mesatarisht pothuajse 70,000 pasagjerë në ditë, ka thënë zëdhënësja e aeroportit, Bettina Kunz, të hënën në mbrëmje, e pyetur nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Kjo shifër, marrë në tërësi bën 280,000 në katër ditë, që korrespondon me rreth 70 për qind të numrit të pasagjerëve në periudhën para krizës së koronës.
Sipas Jasmin Bodmer-Breu, gjithashtu zëdhënëse e Aeroportit Cyrih-Kloten, numra të krahasueshëm pasagjerësh ka pasur për herë të fundit më 1 mars 2020, transmeton albinfo.ch. Në Pashkët e një viti më parë (2021) Aeroporti i Cyrihut kishte mesatarisht vetëm rreth 13,200 njerëz në ditë, ndërsa gjatë festës së Pashkëve të vitit 2020, kur sapo ishte shpallur pandemia, numri i pasagjerëve kishte rënë madje në vetëm rreth 850 në ditë.
Aeroporti Cointrin në Gjenevë, i cili është i dyti për nga madhësua në Zvicër, ka përpunuar pothuajse 180,000 pasagjerë gjatë katër ditëve të festës së Pashkëve. Kjo korrespondon me rreth 75 deri në 82 për qind të vëllimit të Pashkëve në kohën “normale, në vitin 2019, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, aeroporti kishte parashikuar se numri i pasagjerëve gjatë festës do të arrinte në 187,000.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












