Kriza në Ukrainë
Ukraina kërkon që për rindërtim të vendit t`i jepen paratë e ngrira të Rusisë
Sipas autoriteteve ukrainase, rreth 30 për qind e infrastrukturës është dëmtuar nga agresioni, që nga 24 shkurti. Dëmi material arrin në gati 500 miliardë dollarë
Ukraina po punon me avokatë ndërkombëtarë në një procedurë për përdorimin e fondeve të ngrira të shtetit rus, për të financuar rindërtimin e vendit.
“Ne kemi zgjedhur objektivin më të rëndësishëm – paratë e Bankës Qendrore dhe ato të Fondit të Mirëqenies së Federatës Ruse” ka thënë për agjencinë Reuters, ministri ukrainas i Drejtësisë, Denys Malyuska.
“Ato (para) kanë një pronar dhe ai pronar po kryen qartë akte të paligjshme, kriminale”, ka thënë ai, duke iu referuar shtetit rus. Këto finde kanë një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas autoriteteve ukrainase, deri në 30 për qind e infrastrukturës është dëmtuar nga agresioni, që nga 24 shkurti, transmeton albinfo.ch. Dëmi i plotë material duhet të arrijë në gati 500 miliardë dollarë.
Malyuska i është referuar një analize të të dhënave, të publikuar nga Banka Qendrore e Rusisë. Rrjedhimisht, fondet e synuara gjithashtu sillen rreth kësaj shume.
“Ne e dimë ku ta kërkojmë”, shpjegon ai: Një pjesë e shumës është në SHBA, pjesa tjetër në Britaninë e Madhe dhe vende të ndryshme të BE-së.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













