Lajme
Zgjedhjet në Francë, kritike për Bashkimin Europian
Referuar sondazheve në Francë, Emmanuel Macroni shkon në balotazhin e së dielës (më 24.04.) përballë Marine Le Penit me një përparësi të rehatshme prej 13 për qind, përcjell albinfo.ch.
Sipas statistikave, Macroni prin me 56% të votave, por vitet e fundit kemi pasur disa rezultate të papritura votimesh, si p.sh. në SHBA dhe në Britaninë e Madhe, thotë Dw, e në Francë ka ende shumë zgjedhës të pavendosur.
Vlen të theksohet se raundi i parë i votimit në Francë përfundoi me vetëm katër për qind dallim mes Macronit (27,6 %) dhe Le Penit (23,4 %).
Këto rrethana dhe pesha e Francës në BE i shtynë tri kryeministra të majtë të Evropës për një hap të pazakontë: me një deklaratë të botuar në disa gazeta evropiane Olaf Scholz, kancelari i Gjermanisë, Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës dhe António Costa, kryeministri i Portugalisë, bënë thirrje publike për të votuar për Macronin.
Në thirrjen e tyre, tre kryeministrat shkruajnë se vota e së dielës është “kritike për Francën dhe për secilin prej nesh në Evropë”.
Ata theksojnë se popullistët dhe e djathta ekstreme e shikojnë Putinin si model ideologjik dhe politik, duke u bërë jehonë ideve shoviniste të tij.
“Nëse zgjedhjet të dielën do t’i fitonte Marine Le Peni, pritet që ajo të ndjekë një politikë të izolimit të Francës në BE. Le Peni kërkon që ligjet franceze të kenë prioritet ndaj atyre të BE-së, në të gjitha rrethanat. Ajo është skeptike ndaj të huajve. Sipas saj, vetëm ata që janë qytetarë francezë duhet të kenë prioritete të padiskutueshme: p.sh. në aplikimet për vende pune, në përfitimet sociale, qëndrim ky që bie ndesh me njërin nga parimet bazë të BE-së: me lëvizjen e lirë të qytetarëve në BE, si edhe me funksionimin e tregut të brendshëm. Le Peni është për “Evropën e atdheve. Franca, e para! Franca është ekonomia e dytë e BE-së dhe fuqia e vetme bërthamore e BE-së. Edhe pse magjinë e mandatit të parë Emmanuel Macroni nuk e ka më”, thonë analistët, ai mbetet aktualisht shpresa e vetme për Francën dhe vetë BE-në, ndaj dhe suksesi i tij të dielën është shumë i dëshiruar në Europë.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë












