Lajme
Stoltenberg: Finlanda dhe Suedia do të mirëpriten “krahëhapur” në NATO
Bëhet e ditur se presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë dhënë një konferencë të përbashkët për mediat në Bruksel. Ata folën për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, duke thënë se janë të mirëpritura nëse vendosin të aplikojnë, sipas The Guardian, përcjell albinfo.ch.
“Natyrisht, i takon Finlandës dhe Suedisë të vendosin nëse do të dëshironin të aplikonin për anëtarësim në NATO. Por nëse vendosin të aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të priten me krahëhapur nga NATO. Finlanda dhe Suedia janë partnerët tanë më të ngushtë”, tha Stoltenberg.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme dhe do të vazhdojmë të bëjmë thirrje për zbatimin e paketave aktuale të sanksioneve në mënyrën më të mirë dhe më efektive”, theksoi Metsola.
Finlanda dhe Suedia do të aplikojnë në muajin maj për t’u anëtarësuar në NATO. Vendet nordike kishin zgjedhur të qëndronin jashtë aleancës ushtarake, edhe pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
Por sulmi ushtarak rus ndaj Ukrainës ka detyruar Suedinë dhe Finlandën që të shqyrtojnë pozicionin e tyre dhe nëse statusi neutral ushtarak është ende mënyra e duhur për të garantuar sigurinë kombëtare.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë Në pranverën e vitit 2022, ata u përpoqën të merrnin një kontejner me gjysmë ton kokainë... -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në












