Lajme
Shteti evropian, ku fëmijët do të mbajnë mbiemrat e të dy prindërve
Mbiemrat e të dy prindërve do të jenë pjesë e emrave të fëmijëve në Itali.
Ky vendim historik i Gjykatës Kushtetuese atje shënon fundin e traditës, ku në mënyrë automatike të posalindurve u vihej mbiemri i babait, transmeton Albinfo.ch.
Sipas verdiktit të Gjykatës, kjo praktikë ishte diskriminuese dhe e dëmshme për identitetin e fëmijës. “Fëmijëve duhet t’u jepen mbiemrat e të dy prindërve sipas radhës që ata vendosin, përveç nëse bien dakord që fëmijët e tyre të marrin vetëm njërin prej tyre”, shtoi gjykata në një deklaratë.
Ministrja e Familjes, Elena Bonetti, siç raporton The Guardian, tha se qeveria do të mbështesë plotësisht Parlamentin në këtë proces.
“Ne duhet t’i japim thelbin vendimit, dhe është një prioritet i lartë dhe detyrë urgjente e politikës për ta bërë këtë”, tha ajo, duke shtuar se prindërit duhet të marrin përgjegjësi të barabartë për rritjen e një fëmije. Krahasuar me vendet e tjera evropiane, ku të dy mbiemrat mund të përdoren për fëmijët, si Franca, Gjermania dhe Spanja.
Ligji i ri pritet të miratohet nga Parlamenti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)