Lajme
SHBA-ja trajnon ushtarë ukrainas
Mësohet se SHBA-ja aktualisht po trajnon ushtarët ukrainas në Gjermani dhe vende të tjera për përdorimin e pajisjeve ushtarake, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, përcjell albinfo.ch.
Trajnimi mbulon sisteme armatimesh që Kievi po merr nga aleatët perëndimorë për ta mbështetur atë në luftën kundër Rusisë.
“Ushtria ukrainase po trajnohet në disa lokacione jashtë Ukrainës, përfshirë Gjermaninë”, tha Kirby, duke vënë në dukje se Uashingtoni ishte në kontakt me qeverinë në Berlin për programin.
Kirby tha se nuk mund të jepte detaje për vendndodhjet e tjera.
Pak para pushtimit rus në shkurt, ushtria amerikane kishte tërhequr forcat e veta nga Ukraina për arsye sigurie.
160 anëtarët e Gardës Kombëtare nga Florida u zhvendosën nga Ukraina në një vend tjetër në Evropë, në atë kohë si masë paraprake.
Ata kishin qenë në Ukrainë për të këshilluar trupat ushtarake atje.
Kirby tha se ata do të ricaktohen për të trajnuar ushtarë ukrainas, por jashtë Ukrainës.
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri










