Lajme
Britania do t’i ndajë 300 milionë funte për Ukrainën
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do t’i drejtohet Parlamentit ukrainas të martën, duke u bërë lideri i parë botëror që e bën këtë që nga shpërthimi i luftës në shkurt, raporton Sky News.
Në një fjalim të regjistruar, kryeministri do të vlerësojë rezistencën e Ukrainës kundër tiranisë ruse dhe do të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake prej 300 milionë funtesh (357 milionë euro) për të mbështetur mbrojtjen e vazhdueshme të Ukrainës kundër Rusisë.
Në fjalimin e tij në “Verkhovna Rada” të martën, kryeministri pritet gjithashtu të përshëndesë “orën më të mirë” të Ukrainës dhe të theksojë se Mbretëria e Bashkuar është “krenare që është mes miqve”.
Komentet e tij do të transmetohen derisa Ambasada britanike rihapet në Kiev, si një shfaqje mbështetjeje për Ukrainën.
“Kur vendi im u përball me kërcënimin e pushtimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, Parlamenti ynë – si i yti, vazhdoi të takohej gjatë gjithë konfliktit dhe populli britanik tregoi një unitet dhe vendosmëri të tillë, ashtu që ne e kujtojmë kohën tonë të rrezikut më të madh si ‘ora jonë më e mirë’”, pritet të jenë fjalët e Johnsonit.
Johnsoni po ashtu pritet të deklarojë se ky është një kapitull, i cili do t’u mësohet edhe fëmijëve, se forca brutale e një agresori nuk vlen asgjë kundër forcës morale të një populli të vendosur për të qenë i lirë.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C












