Lajme
Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë që po ruan kulturën e traditën shqiptare tek brezi i dytë e i tretë në mërgatë
Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë Evis Kushi, vizitoi sot Qendrën e Botimeve për Diasporën me rastin e trevjetorit të krijimit të saj.
Drejtoresha e kësaj qendre Mimoza Hysa, bëri prezantimin e Katalogut të Botimeve të Qendrës, punën dhe arritjet në tre vite, si dhe u ndal në planin e punës dhe projektet në vijim.
Evis Kushi e vuri theksin në domosdoshmërinë e vazhdimësisë së punës për mbështetjen e mësimdhënies në diasporë, në promovimin e shembujve më të mirë dhe frymëzues në ruajtjen e kulturës shqiptare dhe të gjuhës shqipe nga fëmijët e brezit të dytë dhe të tretë në mërgatë, transmeton Albinfo.ch.
“U diskutua konkretisht për projektet e ardhshme të Qendrës, objektivat e ndërmarra dhe realizimin e tyre në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përgjegjëse për Diasporën në Shqipëri dhe Kosovë, në zbatim të një strategjie të përbashkët për politikat e mësimdhënies në mërgatë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














