Lajme
Talebanët me dekret të ri: Gratë të jenë të mbuluara tërësisht
Sipas një urdhri të ri të talebanëve, të gjitha gratë në Afganistan duhet të jenë të mbuluara nga koka deri tek këmbët kur dalin në ambiente publike.
Ministria e Veseve dhe e Virtyteve, institucion i themeluar gjatë regjimit të talebanëve, deklaroi të shtunën se është e lejueshme vetëm shfaqja e pjesës së syve dhe rekomanduan veshjen e burkës si mënyrën më efikase për të respektuar urdhrin.
“Gratë që nuk veshin hixhabin së pari duhen identifikuar se kush janë, më pas duhen njoftuar kujdestarët e tyre, ndërsa dhe vetë gratë do të duhet të dënohen”, deklaroi zyrtari i ministrisë Shir Mohammad, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Së dyti, kujdestarët e tyre duhet të paraqiten përpara departamenteve përkatëse për të dhënë sqarim. Së treti, kujdestarët do të burgosen për tri ditë. Së katërti, kujdestarët do të gjykohen dhe dënohen në bazë të rrethanave”.
“Ato gra që nuk janë shumë të moshuara, ose të në moshë të vogël, duhet të mbulojnë fytyrën, përveç pjesës së syve”, tha ai.
Në dekret thuhet gjithashtu se nëse një grua nuk ka ndonjë punë të rëndësishme për të bërë jashtë, atëherë është më mirë për të që të qëndrojë në shtëpi.
“Për ne, parimet dhe ideologjitë islamike janë më të rëndësishme sesa çdo gjë tjetër”, tha ministri.
Në 2001, një koalicion i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara rrëzoi talebanët nga pushteti pasi kishin ndihmuar në strehimin e Osama bin Ladenit, kreut të organizatës terroriste famëkeqe Al-Kaeda.
Ata u rikthyen në pushtet afro një dekadë më vonë, me tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













