Shqipëria
Kosovarët dyfishojnë rezervimet për pushime në Shqipëri
Saranda tashme është një nga destinacionet më të pëlqyera të qytetarëve kosovarë në rivierën shqiptare, sidomos nga rinia.
Saranda me drejtuesit e saj lokalë e me përfaqësues biznesesh prezantuan ofertën turistike për këtë sezon në Prishtinë.
Kryetari i këtij qyteti, Adrian Gurma, duke i falënderuar pushuesit kosovarë që e mbajtën gjallë turizmin e Sarandës edhe në kohë COVID-i, i ftoi ata të pushojnë në Sarandë.
“Në momentet më të vështira që Saranda dhe gjithë turizmi shqiptar kaloi në pandemi ishin ata që i dhanë frymëmarrje këtij turizmi”, tha Gurma.
Ai tregoi se qyteti është gati për të mirëpritur sezonin e ri turistik.
“Është shumë i rëndësishëm angazhimi maksimal i bizneseve dhe strukturave të pushtetit lokal, në mënyrë që oferta turistike të jetë e përmirësuar kryesisht në cilësi, por edhe e zgjatur në kohë”, u shpreh kryebashkiaku i Sarandës, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Drejtuesit e institucioneve të rëndësishme në Kosovë kërkuan nga qytetarët e Sarandës që të shkëmbejnë eksperiencat duke vizituar Kosovën.
Se Saranda po bëhet atraktive për pushuesit nga Kosova, e thotë edhe kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishja, njëkohësisht pronar i një agjencie turistike.
“Saranda është një prej destinacioneve më të kërkuara, sidomos nga rinia. Kërkesat janë të mëdha dhe pritet një rritje me 20-30 % e kërkesës së shqiptarëve të Kosovës për të kaluar pushimet në Sarandë”, tregon Kurtishja.
Përveç pushuesve sezonalë, Saranda është bërë edhe shtëpia e dytë për shumë kosovarë, të cilët kanë vendosur të blejnë prona për të jetuar buzë detit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide












