Lajme
Hamburg: Ftesë për pjesëmarrje në bashkëbisedim të mërgatës me ambasadorët
Bëhet e ditur se në qytetin gjerman, Hamburg, do të mbahet një takim i mërgatës me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, së Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, njofton albinfo.ch.
Ftoheni të merrni pjesë në një bashkëbisedim të ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë, së Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës me mërgatën në Hamburg. Ky takim do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave, intelektualë dhe artistë me vendbanim në Hamburg dhe landet për rreth për tema të interesit të përbashkët.
Bashkëbisedimi do të mbahet më 17 maj 2022, në orën 18:00, në ambientin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg (Elbchaussee 54, 22765 Hamburg).
Për shkak të vendeve të limituara, luteni të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj (deri më datë 15 maj 2022) përmes e-mailit te [email protected]
Vëni re: Ju lutem, keni parasysh se pjesëmarrja është e mundur vetëm nëse sillni dëshmi në përputhje me rregullin 2G+. Mbajtja e maskës FFP2 është e obliguar. /Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











