Shqipëria
Mjeku shqiptar në Gjermani: Këtu marr 8 mijë euro pagë, paguhem më shumë se Guvernatori në vendin tim
Gjermania mbetet “destinacioni” kryesor i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, pasi njohja e diplomës dhe specializimeve është lehtësisht e mundur
Përse largohen mjekët dhe infermierët nga Shqipëria? Një pyetje që merr përgjigje nga vetë ata që lanë pas gjithçka për të shërbyer në një vend tjetër europian si Gjermania, e që sipas tyre, u kthen dinjitetin bluzave të bardha.
“Nuk ka pasur vende pune. Ka pasur vende të kufizuara në specializim. E treta, e cila është edhe më e rëndësishmja, mbështetja ekonomike”, shprehet Elton Gjoka, mjek kardiolog.
Elton Gjoka, mjek kardiolog, i cili prej 10 vjetësh ushtron profesionin e tij Gjermani, tregon për mikrofonin e A2 CNN se çfarë gjeti atje. Ashtu si ai, edhe 70% e mjekëve dhe infermierëve thonë se Gjermania është varka e shpëtimit për ta.
“Është i vetmi vend që ka bërë ligje për shtetin shqiptar. Aktualisht nuk ka asnjë shtet tjetër në BE ku shqiptarët mund të ushtrojnë zanatin e tyre, cilido qoftë ky. Një mjek specializant në Gjermani merr mbi 8 mijë euro, një rrogë më e madhe se e Guvernatorit të Shqipërisë”, shprehet ai.
Por, a do të kthehej sërish në Shqipëri? “Kur flitet për rikthim, Shqipëria duhet të reflektojë, por tashmë Shqipëria po ecën mbrapa”, shprehet ai.
Gjermania mbetet “destinacioni” kryesor i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, pasi njohja e diplomës dhe specializimeve është lehtësisht e mundur. E ndërsa për shumë prej tyre sigurohet një jetë më e mirë, në Shqipëri po krijohet një hendek i madh, në një sistem shëndetësor që prej vitesh ka mangësi të mëdha si për ata që shërbejnë e po ashtu në shërbimin ndaj pacientëve.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













