Kuriozitete
Makina, e cila u shit për 135 milionë euro
Mercedes shet makinën më të shtrenjtë në histori
Mercedes Benz konfirmoi të enjten se ka shitur së fundmi makinën më të shtrenjtë në botë. Një model tepër i rrallë SLR Coupe i vitit 1955, që mbahej në koleksionin e kompanisë gjermane, u shit për 135 milionë euro, ose 142 milionë dollarë. Ky çmim e bën atë makinën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në histori. Kompania tha se me paratë do të ngrihet Fondi Mercedes-Benz, një fond për bursa.
Rekordi i mëparshëm për çmimin e një makine mbahej nga një model Ferrari 250 GTO, i vitit 1963, e shitur për 70 milionë dollarë.
Makina Mercedes e shitur ishte vetëm një prej dy prototipave të prodhuara, të quajtura 300 SLR Uhlenhaut Coupe, sipas kryeinxhinierit të Mercedes, Rudolf Uhlenhaut. Sipas Mercedes, mjeti 67-vjeçar u shit më 5 maj, në një ankand të mbyllur, ku pjesëmarrësit kishin marrë ftesa. Makina tjetër e këtij modeli do të mbetet në muzeun e Mercedes.
Prototipi bazohej në një model makine garash SLR, me 300 kuaj fuqi, që arrin shpejtësi deri në 300 km/h. Por pak kohë pas prodhimit të këtyre mjeteve, Mercedes nuk u përfshi më në botën e makinave të garave, kështu që ato nuk u përdorën kurrë në ndonjë kompeticion.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve











