Lajme
OBSH kritikon gjuhën që po përdoret për Linë e majmunit
Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS (UNAIDS) paralajmëron se gjuha stigmatizuese për virusin e lisë së majmunëve mund të rrezikojë shëndetin publik.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), nga rastet e raportuara deri më tani në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi, sëmundja ka prekur kryesisht marrëdhëniet seksuale mes së njëjtës gjini (burra).
”Disa raporte dhe komente mbi Linë e majmunëve kanë përdorur gjuhë dhe imazhe që mund të përforcojnë stereotipet homofobike dhe raciste dhe të përkeqësojnë stigmën”, theksoi zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNAIDS, Matthew Kavanagh.
“Stigma dhe faji minojnë besimin dhe aftësinë për t’u përgjigjur në mënyrë efektive gjatë shpërthimeve si kjo”, theksoi ai.
Kavanagh tha se UNAIDS vlerësoi komunitetin LGBTI për ndërgjegjësimin pionier të Lisë së majmunëve dhe përsëriti se sëmundja mund të prekë këdo.
“Ky shpërthim thekson nevojën urgjente që liderët të forcojnë parandalimin e pandemisë, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve më të forta të udhëhequra nga komuniteti dhe infrastrukturës së të drejtave të njeriut për të mbështetur përgjigjet efektive, jo stigmatizuese ndaj epidemive”, shtoi ai.
Që nga e shtuna OBSH ka vlerësuar rreth 90 infeksione të konfirmuara dhe 30 raste të dyshuara./Dpa.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













