Lajme
Një shpikës shqiptar në Gjermani
Kastriot Merlaku, mërgimtari me zbulime të ndryshme për patentimin gjerman në Mynih “Deutsches Patentamt”
Talenti dhe gjeniu i njeriut mund të shprehet shpeshherë edhe përballë diçkaje të pazakontë. Mjafton dëshira dhe vullneti për të arritur realizimin e ëndrrave, në destinacionin e duhur. E kush më mirë mund të na vërtetojë këtë se sa Kastriot Merlaku, mërgimtari me zbulime të ndryshme për patentimin gjerman në Mynih “Deutsches Patentamt”, shkruan albinfo.ch.
Mbi 600 zbulime të ndryshme tani më të patentuara në Autoritetin e Patentimit Gjerman në Mynih (Deutsches Patentamt) e shumë hulumtime të tjera që ndoshta në të ardhmen do të ndikojnë në lehtësimin e jetës dhe zhvillim më të avancuar të lëmive të ndryshme.
Kastriot Merlaku është autor i shumë zbulimeve, jeton dhe vepron në Mynih.
Ai shumë vite më parë zbuloi numrin e patentës: DE 598 06 047.2, një super pajisje që mundëson stabilizimin perfekt të një automjeti. Projektuar gjithashtu për automjete hapësinore (p.sh. Mars Rover) (funksionon po aq mirë në hapësirë). Përparësitë në krahasim me ESP: lejon shpejtësi të larta dhe mundëson gjurmim të përsosur edhe në akull dhe borë. Nuk kërkohet lidhje me frenat ose fuqinë e motorit.
Po ashtu, një pajisje tjetër, për të kundërshtuar kërcënimin e ngrohjes globale, Kastriot Merlaku ka krijuar një makinë të re të jashtëzakonshme që do të luftojë ngrohjen globale nga hapësira. Për të prezantuar atë pajisje në botë, shpikësi ka nisur së fundmi një fushatë “crowdfunding në Kickstarter” dhe ai po mirëpret mbështetjen nga institucionet.
“Kjo është një makinë që do të freskojë planetin tokë dhe do të luajë rolin e saj në mbrojtjen e neve dhe brezave tanë të ardhshëm”, është shprehur Kastriot Merlaku, shpikësi i kësaj pajisjeje, teksa e prezantoi këtë projekt në komunitetin Kickstarter.
“Një patentë është regjistruar tashmë për këtë pajisje dhe sapo të jetë ndërtuar prototipi përfundimtar, unë do ta prezantoj pajisjen në NASA”.
Shpikja e tij është shumë efikase dhe mund të freskojë klimën dhe tokën brenda 20-30 ditëve.
Me pak fjalë, kjo makinë do të luajë rolin e saj në uljen e temperaturës së planetit tokë, dhe do të mbrojë brezat e ardhshëm të njerëzimit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter