Lajme
Twitter do të paguajë 150 milionë dollarë gjobë për shkelje të privatësisë
Twitter do të paguajë 150 milionë dollarë gjobë për keqpërdorim të të dhënave private të përdoruesve të këtij rrjeti social.
Kompania ka rënë dakord për të paguar shumën për shkelejet të dhënave, si numrat e telefonave dhe email-et, për periudhën midis majit 2013 dhe shtatorit 2019, sipas dokumenteve të gjykatë.
Kompania do të paguajë 150 milionë dollarë si pjesë e marrëveshjes së shpallur nga Departamenti i Drejtësisë dhe Komisioni Federal i Tregtisë (FTC). Përveç shlyerjes monetare, marrëveshja kërkon që Twitter të përmirësojë praktikat e pajtueshmërisë.
“Twitter mori të dhëna nga përdoruesit me pretekstin e shfrytëzimit të tyre për qëllime sigurie, por më pas përfundoi duke i përdorur të dhënat për të synuar marrjen e reklamave të reja”, tha zyrtarja Lina Khan në një deklaratë.
Zyrtarët amerikanë theksuan se nga 3.4 miliardë dollarë të ardhura që Twitter fitoi në vitin 2019, rreth 3 miliardë dollarë ishin nga reklamat.
Twitter është një shërbim falas që fiton para kryesisht përmes reklamave. Miliarderi Elon Musk, i cili po blen shërbimin për 44 miliardë dollarë, ka kritikuar modelin e tij të biznesit të drejtuar nga reklamat dhe është zotuar të diversifikojë burimet e tij të të ardhurave./Reuters
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











