Lajme
Scholz përmbyll Forumin Ekonomik në Zvicër
Ai përsëriti besimin e tij se presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë.
Në përmbyllje të Forumit Ekonomik Botëror, i cili u mbajt në Davos të Zvicrës, kancelari gjerman, Olaf Scholz, përsëriti besimin e tij se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë.
“Ajo tashmë ka humbur të gjitha qëllimet e saj strategjike. Marrja e gjithë Ukrainës nga Rusia duket më larg sot se sa ishte në fillim të luftës. Më shumë se kurrë, Ukraina po nënvizon të ardhmen e saj evropiane”, theksoi ai, transmeton Albinfo.ch.
Për më tepër, sipas kancelarit gjerman, brutaliteti i luftës ruse e ka bashkuar kombin ukrainas më shumë se kurrë dhe i ka shtyrë dy shtete të afrohen më shumë me NATO-n, Suedinë dhe Finlandën, dy mike dhe partnere të ngushta, që duan t’i bashkohen Aleancës së Atlantikut të Veriut.
”Putin dëshiron të kthehet në një rend botëror, ku më të fortët diktojnë atë që është e drejtë. Kjo është një përpjekje për të na bombarduar në një kohë kur lufta ishte një mjet i zakonshëm i politikës”, theksoi Scholz.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














