Lajme
Çmimet e barnave në Zvicër, ndër më të shtrenjtat në Evropë
Krahasimi i çmimeve ndërkombëtare të barnave, tregon se medikamentet janë ende më të shtrenjta në Zvicër sesa në vendet e tjera, informon albinfo.ch.
Studimi, i kryer së bashku nga Interpharma, shoqata e industrisë farmaceutike të Zvicrës, dhe Santésuisse, një grup ombrellë për kompanitë e sigurimeve shëndetësore, zbuloi se konsumatorët zviceranë do të paguajnë këtë vit rreth 48.4 për qind më shumë për barnat se sa homologët e tyre në Francë, Gjermani dhe Holandë.
Në vitin 2021 diferenca mesatare e çmimeve gjenerike ishte 45.2 për qind.
Në përgjithësi, niveli i çmimeve për barnat e mbrojtura nga një patentë është mesatarisht 8.8 më i ulët në vendet e tjera evropiane dhe barnat me emër, patenta e të cilave ka skaduar janë 15.4 për qind më të lira, zbuloi studimi.
Interpharma dhe Santésuisse krahasuan çmimet zvicerane me ato në Gjermani, Austri, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Francë, Britani e Madhe, Holandë dhe Suedi. /Albinof.ch
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje Dhuna në familje në Zvicër kërkon masa shtesë për të mbrojtur viktimat dhe për të ndëshkuar... -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?














