Kosova
Shqipëria nis kryesimin e Këshillit të Sigurimit duke kërkuar llogaridhënie për gratë e dhunuara të Kosovës
Kjo është pika e parë e planit, që do të trajtohet – së bashku me disa të tjera – në debatin e parë të hapur, i cili do të drejtohet nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, më 2 qershor.
“Ne jemi Shqipëria dhe ne do ta nisim presidencën tonë të parë në Këshillin e Sigurimit me transparencën dhe përkushtimin më të plotë”.
Kështu e ka nisur fjalën e tij, ambasadori i përhershëm shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, i cili ka prezantuar përpara medias planin veprues të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, përgjatë periudhës njëmujore ku Shqipëria mban presidencën.
Çështja e parë dhe më e rëndësishme për t’u trajtuar, lidhet pikërisht me llogaridhënien ndërkombëtare dhe urgjencën për të vepruar ndaj krimeve të shkaktuara ndaj grave të dhunuara të Kosovës.
Në vëmendje të kësaj mbledhjeje, do të jenë edhe nënat e pikëlluara në Bosnjë, sipas ambasadorit, fëmijët e Ukrainës, viktimat pa emër në rajonin e Tigray-t, për Azara-t në Afganistan, për Yazidët në Irak, Rohyngat e të burgosurit politikë në Myanmar dhe Sudan, si edhe për të arrestuarit në Siri apo gazetarët e vrarë në krye të detyrës, transmeton Ap, përcjell Albinfo,ch.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për t’u përkushtuar ndaj normave dhe vlerave tona thelbësore dhe të dyfishojmë përpjekjet tona për të zbatuar pajtueshmërinë dhe për të ndaluar shkeljet”, ravijëzoi Hoxha.
Ndërkaq, seanca të tjera të Këshillit të Sigurimit, do të kenë sërish në vëmendje çështjet e paqes apo sigurisë (mbi të gjitha atë të grave e vajzave dhe fëmijëve).
Pas nuk do të mbetet as lufta në Ukrainë, e cila është kryefjalë për politikën e jashtme globale tashmë.
Për ambasadorin shqiptar, qershori do të jetë një muaj shumë i ngarkuar.
Por, kjo nuk do ta ndalojë Shqipërinë të japë kontributin dhe të kryejë detyrën e saj si anëtare për herë të parë në Këshill.
“Ju premtoj se do të tregojmë akte konkrete në realitet”, e përmbylli fjalën e tij Hoxha.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














