Lajme
Sulm në SHBA, vriten katër persona në Tulsa të Oklahomës
Të shtëna me armë në një spital në Oklahoma, katër të vrarë
Raportohet se katër persona janë vrarë në të shtënat me armë në një spital në Tusla, Oklahoma, sipas policisë amerikane.
Zyrtarët konfirmuan se sulmuesi i dyshuar, që kishte qenë i armatosur me një pistoletë dhe një pushkë, po ashtu ka vdekur.
Policia arriti në vendngjarje pasditen e së mërkurës në spitalin Saint Francis, tre minuta pas të shtënave.
Po ashtu, disa persona janë plagosur nga të shtënat. Shefi i policisë, Eric Dalgleish, tha se “kemi katër civilë dhe një sulmues të vdekur”.
Ai tha se sulmuesi, i cili ende nuk është identifikuar, besohet se ka bërë vetëvrasje.
I dyshuari “kishte një armë të gjatë dhe një pistoletë”, tha ai.
Ende nuk ka informacione për motivin e mundshëm të këtij sulmi.
Dalgleish tha se policia mori një telefonatë për sulmues aktiv në orën 16:52 sipas orës lokale dhe arriti në vendngjarje brenda tre minutash.
“Zyrtarët që arritën në vendngjarje dëgjuan të shtëna në ndërtesë, që i çoi ata në katin e dytë të ndërtesës”, tha ai.
Autoritetet thanë se po intervistojnë dëshmitarët që gjendeshin brenda spitalit, përfshirë edhe ata në katin e dytë, ku ndodhi sulmi.
Kapitali Richard Meulenberg tha për ABC News se kur policia arriti në vendin e ngjarjes, “disa persona ishin qëlluar me armë zjarri” dhe disa veçse kishin vdekur.
Ai tha se ishte një skenë “katastrofike”. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Joe BIden, është informuar për të shtënat në Tusla.
Shtetet e Bashkuara së fundmi janë përballur me të shtëna vdekjeprurëse, që kanë shtuar thirrjet nga Shtëpia e Bardhë për kontroll më të ashpër të armëve.
Nga të shtënat masive në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, një sulmues vrau 21 persona, përfshirë 19 fëmijë. Ndërkaq, në një sulm tjetër në një dyqan ushqimor në Bufallo të Nju-Jorkut u vranë dhjetë afrikano-amerikanë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












