Lajme
Zvicra ka lënë mënjanë 100 milionë CHF për financimin e zhvillimit të Ukrainës
Fondet e Ukrainës në dispozicion të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për vitin 2022 nuk do të ndikojnë në projektet diku tjetër, tha një zyrtar të enjten, transmeton albinfo.ch.
Përpara pushtimit rus në shkurt, SDC kishte caktuar 25 milionë CHF për projekte zhvillimi dhe bashkëpunimi në Ukrainë; Parlamenti që atëherë e ka rritur këtë me 61 milionë CHF, tha të enjten drejtoresha e SDC-së, Patricia Danzi.
Për më tepër, ministri të tjera të ndryshme kanë dërguar ndihmë zhvillimore në rajon në mënyrë direkte ose indirekte, raporton agjencia e lajmeve Keystone-SDA: Autoritetet zvicerane të migracionit kontribuan 6 milionë CHF për të ndihmuar refugjatët në Poloni, ndërsa Ministria e Ekonomisë ka dhënë 20 milionë CHF për projekte shumëpalëshe, koordinuar nga Banka Botërore.
Sa i përket SDC-së, Danzi tha se kredia shtesë e alokuar nga Parlamenti do të thotë se agjencia mund të nxisë projektet e saj në Ukrainë, duke mos qenë e detyruar të tërhiqet nga zona të tjera të botës – shumë prej të cilave po vuajnë pasojat e konfliktit në Evropë. Për shembull, nëpërmjet mungesës së kërcënuar të ushqimit në Afrikën Sub-Sahariane.
Sipas faqes së internetit të SDC-së, katër fushat prioritare për bashkëpunimin zviceran për zhvillim në Ukrainë për periudhën 2020-2023 janë qeverisja lokale dhe ndërtimi i paqes, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, çështjet shëndetësore dhe ofrimi i ndihmës humanitare.
Megjithatë, që nga shpërthimi i luftës, elementët brenda këtyre prioriteteve po “përshtaten me rrethanat e reja”, ndërkohë që ndihma humanitare është bërë më e pranishme, me dërgimin e furnizimeve nga Zvicra, si dhe mbështetjen financiare për organizatat humanitare që punojnë në Ukrainë, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias Kosova prezantohet në edicionin e 61-të të Bienales me projektin “Hard Teeth” të artistit Brilant Milazimi... -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë -
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












