Kuriozitete
Apple vazhdon të kryesojë në teknologji
Sipas një raporti të shoqërisë së kërkimeve të tregut, Counterpoint Research, Apple Watch është sërish ora inteligjente (smartwatch) më e shitur në botë në tremujorin e parë 2022.
Apple Watch, shkruan raporti, arriti një pjesë tregu prej 36,1% në tremujorin e parë 2022, më shumë se tre herë më e lartë se pjesa në treg e Samsung.
Apple regjistroi një rritje prej 14% me bazë vjetore në tregun e smartwatch dhe i gjithë tregu i orëve inteligjente regjistroi rritje me 13% me bazë vjetore në tremujorin e parë 2022.
Pas Apple, Samsung është marka e dytë sa u përket njësive të dërguara, ndjekur nga Xiaomi.
Sipas Counterpoint Research, Apple ruajti epërsi solide, me rritje 14% nga viti në vit, duke zënë një pjesë të rëndësishme në treg prej 36,1% në tremujorin e parë 2022. Drejtori i asociuar, Sujeong Lim, deklaroi se besnikëria e markës është arsyeja kryesore e suksesit të Apple.
Apple ndiqet nga Samsung. Marka e Koresë së Jugut fitoi një pjesë tregu prej 10,1%, por regjistroi një rritje të madhe prej 46% në dërgesa krahasuar me tremujorin e parë 2021. Në raport shkruhet se pjesa e tregut të Samsung është rritur në mënyrë të ndjeshme në rajonin APAC, ku seria e Samsung Galaxy Watch 4 është mjaft e përhapur.
Edhe Xiaomi regjistroi rritje të madhe, 69%, krahasuar me vitin e kaluar dhe po thyen rekordin e vet të dërgesave çdo tremujor. Kjo është hera e parë që Xiaomi hyn në top 4 të tregut botëror të smartwatch dhe pjesa më e madhe e shitjeve të kompanisë vjen nga segmenti nën 100 dollarë.
Huawei regjistroi një pjesë tregu 7,2% në tremujorin e parë 2022, por nuk shënoi rritje, për shkak të pozicionit të dobët në tregun ndërkombëtar të shkaktuar nga kufizimet.
Garmin u rendit e pesta sa u përket dërgesave, por e treta për të ardhurat, falë çmimit mesatar të shitjes (ASP) më të lartë. Sipas raportit, Garmin zë pjesën më të madhe të segmentit të smartwatch Premium, me çmim më të lartë se 500 dollarë.
Amazfit ruajti gjithashtu një pjesë tregu 4%, duke u renditur në vendin e gjashtë, me ndihmën e serive të fundit GTR dhe GTS 3. Amazfit po përpiqet të zgjerohet edhe jashtë Kinës, gjë që do të thotë se kompania mund të rrisë pjesën e tregut në muajt e ardhshëm.
Ndërkohë që pjesa më e madhe e rajoneve kryesore është rritur me bazë vjetore, vetëm Europa regjistroi rritje të sheshtë.
Edhe pse Apple dhe Samsung vijuan të rriten nga viti në vit, marka të tjera të rëndësishme si Garmin dhe Fitbit regjistruan ecuri të dobët në tregun europian gjatë kësaj periudhe, sipas Counterpoint Research.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve












