Lajme
Rritje e papritur e rasteve të reja në Zvicër: 53% më shumë se javën e kaluar
BAG raporton 4 raste të reja të vdekjes në lidhje me koronavirusin. Ky është i vetmi parametër i zvogëluar, gjatë javës që shkoi
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) raportoi sot 10,289 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus gjatë javës së fundit. Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 1473 që është 53 për qind më shumë se në javën e kaluar, duke shënuar kështu një trend të ri të rritjes së madhe të numrit të infeksioneve.
Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 11 ditë, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore aktualisht është 177.75.
BAG raporton 107 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e tyre është 12 në ditë, shkruan srf.ch. Aktualisht 320 persona po trajtohen në spital për Covid-19 dhe kjo është 3 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 21 pacientë me Covid-19 në terapi intensive ose 5 për qind më shumë se javën e kaluar.
BAG raporton 4 raste të reja të vdekjes në lidhje me koronavirusin. Ky është i vetmi parametër i zvogëluar, gjatë javës që shkoi.
Deri më tani, në Zvicër janë kryer 15,798,852 vaksina (përfshirë vaksinat “përforcuese”). Sipas llogaritjeve aktuale, mesatarisht 1086 persona vaksinohen në ditë. Kjo është 0.2 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht, 69.2 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën dy doza (“të vaksinuara plotësisht”). 43.4 për qind e popullsisë tashmë kanë marrë një dozë të tretë (“përforcues”).
E-Diaspora
-
Dua Lipa reagon për vrasjet në Gaza Këngëtarja shqiptare me famë botërore shqiptare, Dua Lipa, ka bërë thirrje për ndaljen e luftimeve në...
-
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin
-
Bukuresht: Koncert madhështor nga sopranoja Inva Mula dhe tenori Gjergji Mani
-
Ramë Dardania, me ekspozitë në Pragë
-
Oficerë shqiptarë që shërbejnë dhe kontribuojnë në sigurinë e Nju-Jorkut
Jeta në Zvicër
-
Kuota e azilit promovon ndërtimin e banesave të përballueshme në komunat e Cyrihut Kuota më e lartë e azilit po ngarkon komunat e Cyrihut. Nga korriku, të gjithë duhet...
-
Studimi: Nisma e reduktimit të primeve shëndetësore është në rrugën e gabuar
-
Posta zvicerane do të mbyllë 170 zyra postare
-
A do të kenë të drejtën e votës emigrantët në Gjenevë?
-
Borxhi i sigurimeve shëndetësore të Zvicrës, më i larti ndonjëherë