Lajme
Rritja e çmimeve, diaspora dërgon më shumë para në vendlindje
Në Shqipëri, një në katër familje marrin të ardhura nga emigrantët, para’ që janë burimi i vetëm i jetesës për pjesën dërrmuese të tyre.
Për shkak edhe të rritjes së çmimeve, emigrantët po u dërgojnë shqiptarëve më shumë para për familjet. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e remitencave në tre muaj e parë të vitit arriti në 184 milionë euro, duke u rritur me gati 9 për qind krahasuar me një vit më parë.
Janë gjithsej 220 mijë familje që jetojnë me këto të ardhura, në pamundësi të një burimi tjetër, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Vlera e lartë e remitencave, për ekspertët është edhe tregues i gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e shkuar remitencat arritën në 761 milionë euro, duke u rritur kështu me 13 për qind në krahasim me 2020-n e gati 9 për qind në raport me periudhën e para pandemisë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













