Lajme
Papa, në prag të dorëheqjes?!
85-vjeçari, i cili kohët e fundit është parë me karrige me rrota për shkak të problemeve me gjurin, javën e kaluar shtyu vizitën që duhet të bënte në korrik në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin Jugor.
Janë shtuar spekulimet mbi një dorëheqje të mundshme të Papa Françeskut, pasi Ati i Shenjtë shtyu një vizitë të tij në Afrikë dhe njoftoi një mbledhje të pazakontë të kardinalëve.
Gjithashtu njoftoi se ka marrë vendimin për të mbajtur një mbledhje për emërimin e kardinalëve të rinj më 27 gusht, periudhë ku në Vatikan ka shumë pak lëvizje, për shkak të pushimeve, njofton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Dorëheqja e një Pape ishte e pamendueshme, derisa Benedikti XVI u tërhoq nga posti i tij në vitin 2013, duke argumentuar se nuk mund të vazhdonte më për shkak të gjendjes së tij fizike dhe shëndetit mendor.
Në vitin 2014, një vit pasi zëvendësoi Benediktin, Papa Françesku tha se nëse nuk do ta lejonte shëndeti, edhe ai mund të tërhiqej.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












