Shqipëria
Ura që do të lidhë Velipojën me Ulqinin, ja kur pritet të përfundojë
Në kufirin ndarës mes Velipojës dhe Ulqinit, në zonën e quajtur ndryshe “Derdhja e Bunës” pas pak ditësh do të nisë zyrtarisht puna për ndërtimin e urës së re që do të lidhë Velipojën me Ulqinin.
Ky projekt u prezantua gjatë Ballkanit të Hapur mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Kjo urë do të shërbejë për të lidhur dy vendet, Shqipërinë dhe Malin e Zi, në një distancë, e cila ishte më parë 74 kilometra dhe tashmë do të jetë më pak se 1 kilometër, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Gjatësia totale e urës do të jetë 310 metra dhe hapësira mes dy këmbëve mbajtëse do të jetë 139 metra. Me një gjerësi prej 17 metrash, ura do të ketë dy korsi trafiku nga 3,75 metra secila, dy trotuare nga 2 metra secili dhe dy korsi për biçikleta nga 1,25 metra secila. Kjo urë do të lidhë 34 kilometra plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530 mijë turistë në vit.
Për sipërmarrësit në zonën e Ada Bujanës në Ulqin, një investim i tillë do të nxisë turizmin dhe do të afrojë shqiptarët me njëri-tjetrin.
“Sipas mendimit tim, ky projekt është shumë domethënës për qytetin tonë, sepse kjo urë shkurton shumë diferencën për turistët e huaj po ashtu edhe për turistët që vijnë nga Kosova. Është një mundësi shumë e mirë për neve. Ky është një bashkim mes të gjithë shqiptarëve, po ashtu dhe nga Kosova, sepse është një diferencë e shkurtër dhe u mundëson që në një kohë të shkurtër të vizitojnë Ulqinin”, u shpreh Jetmir Gjoni, sipërmarrës në Ulqin.
Viti 2024 pritet të jetë dhe afati i përfundimit të kësaj ure, ndërsa përkon edhe me përfundimin e rrugës lidhëse me Shëngjinit dhe Velipojës, duke përmbushur një korridor të rëndësishëm strategjik për turizmin si ai Shëngjin-Velipojë-Ulqin me një distancë optimale për turistët dhe me një rrugë panoramike përgjatë detit.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













