Shqipëria
Rama i ashpër me BE-në
Mungesa e një vendimi nga ana e BE-së për t’i dhënë Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut statusin e vendit kandidat është kritikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai tha se vendimi për të mos nisur edhe këtë herë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është tërësisht i Bullgarisë.
“Nuk mendoj dhe nuk kam nënkuptuar në asnjë mënyrë që ka të tjerë pas çmendurisë bullgare. Është vendim i saj. Më duhet të jem shumë i qartë me audiencën bullgare. Respektoj çdo shqetësim që ata kanë por jam tërësisht jo dakord me mënyrën sesi ata po e bëjnë këtë gjë”, tha Rama në konferencë për mediat pas mbylljes së Samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku sërish nuk u mor një vendim për hapjen e negociatave.
“Procesi sesi këta njerëz në këtë ndërtesë e kanë formësuar, është me kaq shumë kurthe, në çdo cep mund të gjesh një kurth. Kështu që Bullgaria mund ta përdorë këtë për dekada. Por çfarë është kjo? Në mes të një lufte, të vazhdosh e të luftosh për diçka që e ka transformuar BE-në në një realitet qesharak… 26 vende, vendet më të fuqishme të botës, rrinë të paralizuara sepse ky është mekanizmi”, theksoi Rama, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











