Lajme
Shqipëria shuan agjencinë e diasporës
E krijuar 5 vite më parë, Agjencia e Diasporës do të shkrihet.
Arsyet e një vendimmarrjeje të tillë nga ana e qeverisë lidhen me kostot dhe faktin se punën e kësaj strukture e bën prej vitesh një sektor në Ministrinë e Jashtme.
Në këtë ministri do të ketë një riorganizim të brendshëm, duke i kursyer buxhetit të shtetit, siç thotë projektligji ku propozohet shkrirja, 71 milionë lekë, nga të cilat 35 milionë janë shpenzime për personelin, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch. Me paratë e qirave për zyrat mund të ngrihet një qendër kulturore në një shtet ku ka shumë shqiptarë.
Agjencia që merrej me çështjet e diasporës, thuhet në projektligj, thjeshton proceset që lidhen me to, por i ndërlikon duke sjellë kosto të panevojshme në buxhetin e shtetit.
Një vit më parë u shkri Ministria e Diasporës e drejtuar nga Pandeli Majko. Tashmë shkrihet edhe agjencia. Punën e saj do ta bëjë një departament në Ministrinë e Jashtme dhe ambasadat e konsullatat shqiptare nëpër botë.
Sipas statistikave të INSTAT, Shqipëria është vendi me diasporën më të madhe në botë ne raport me numrin e popullsisë, nëse nuk llogarisim vendet e vogla, nën 1 mln banorë. Shqiptarët e diasporës humbën ministrinë, por prej vitesh nuk kanë as të drejtë vote, që pavarësisht premtimeve, nuk është mundësuar asnjëherë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













