Lajme
Sulm terrorist në Oslo, 2 të vrarë e dhjetëra të plagosur
Sulmi në Oslo, Kurti ngushëllon familjarët e të vrarëve
Raportohet se policia norvegjeze ka arrestuar të shtunën një person për akte terroriste pas sulmit me armë në qendër të Oslos ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, njofton albinfo.ch.
Autoritetet anuluan paradën e LGBTI+ pasi autori hapi zjarr mbrëmjen e së premtes në dy klube, njëri prej të cilëve frekuentohej nga komuniteti.
2 persona janë vrarë dhe të paktën 21 janë plagosur, 10 prej të cilëve në gjendje kritike.
I dyshuari është një 42-vjeçar norvegjez me prejardhje iraniane, thuhej në njoftimin e policisë.
“Ai dyshohet për vrasje, tentativë vrasje dhe akte terroriste”, deklaroi një zyrtar i policisë.
Policia e ka cilësuar ngjarjen si ‘akt terrorist’.
Autori hapi zjarr në një klub nate të komunitetit LGBTI+ në orët e para të së shtunës duke lënë të vdekur dy persona. Më pas ai zhvendos në një klub tjetër për të vazhduar sulmin.
Policia i ka kërkuar organizatorëve të anulojnë paradën për arsye sigurie.
“Pas këshillimit dhe rekomandimeve të qarta nga ana e policisë të gjitha aktivitetet e Paradës së Krenarisë së Oslos do të anulohen”, thuhej në faqen e organizatës në Facebook.
Policia ka shtuar prezencën në rrugë për të parandaluar incidente të tjera të mundshme.
Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin që ka ndodhur në kryeqytetin norvegjez, Oslo, ku dy persona mbetën të vdekur dhe 14 të tjerë u plagosën.
Kurit përmes një postimi në Twitter e konsideruar sulmin si “masakër” dhe ka thënë se Kosova qëndron me Norvegjinë.
“Me zemër të thyer ta shikosh masakrën në Oslo. Urojmë më të mirat për të lënduarit dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe për kohezionit social është një përgjegjësi që e ndajmë të gjithë, ne qëndrojmë me Norvegjinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Heartbroken to see the carnage in Oslo. Our best wishes for the injured and deepest condolences to the families and friends of those killed. The fight against hate and for social cohesion is a responsibility we all share – we stand with 🇳🇴.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 25, 2022
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











