Lajme
Këto dy shtete vazhdojnë ndihmat ushtarake për Ukrainën
Gjermania dhe Holanda do t’i dorëzojnë Ukrainës gjashtë obusë të tjerë, njoftuan sot ministrat e mbrojtjes të dy vendeve përpara samitit të NATO-s në Madrid.
Secili vend do të sigurojë tri armë të tjera artilerie, përveç 12 obusëve që këto vende kanë dërguar tashmë në Ukrainë, konfirmuan ministrja gjermane e Mbrojtjes, Kristin Lambrecht dhe ajo holandeze, Kaysa Olongren.
“Ne tregojmë vendosmërinë dhe përkushtimin tonë ndaj Ukrainës dhe themi se nuk duhet të dorëzohemi para agresionit rus”, tha Olongren.
Duke komentuar njoftimin e NATO-s se do të vendosë më shumë se 300.000 trupa në një mision të gatishmërisë së lartë nga 2023, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Lambrecht tha se Gjermania do të sigurojë një divizion me rreth 15.000 trupa dhe rreth 65 avionë luftarakë dhe 20 anije luftarake.
“Gjermania është e gatshme të japë kontributin e saj, pasi NATO duhet të jetë e fortë dhe kjo duhet të tregohet përmes numrit”, tha Lambrecht.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër










