Lajme
Mos e fusni shalqirin në frigorifer
Vapa e madhe na detyron që shumicën e ushqimeve t’i fusim në frigorifer, madje edhe shalqinjtë, por në fakt ne bëjmë një gabim të madh.
Në të vërtetë, siç thonë ekspertët, shalqirin duhet mbajtur në temperaturë dhome, në mënyrë që të ruajë të gjithë përbërësit ushqyes, me të cilët është i pasur. Kur është i ftohtë, shalqiri humb shumicën e vitaminave dhe të materieve ushqyese.
Edhe një gjë e kanë zbuluar shkencëtarët: Shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që të jetë këputur nga rrënja, mirëpo sërish, vetëm nëse e mbani në temperaturë dhome. Kur e fusni në frigorifer, ai proces ngadalësohet dukshëm.
Prandaj, shalqinjtë duhet blerë aq sa keni llogaritur që do t’i hani dhe duhet konsumuar menjëherë.
Është i pasur me gjëra të shumta ushqyese, si p.sh., vitaminat A dhe C, betakaroten, likopen, hekur, zink dhe shumë minerale të tjera.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër











