Lajme
Ky shtet merr sot presidencën e BE-së
Republika Çeke merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, në një kohë me ”mot të keq” për Evropën, kur të gjithë sytë janë kthyer nga Ukraina.
“Kjo presidencë, të cilën çekët e marrin nga Franca dhe do t’ia kalojnë Suedisë, nuk është planifikuar për mot të mirë, është planifikuar për mot të keq”, paralajmëron Pavel Havlicek, nga Instituti për Çështjet Ndërkombëtare, me qendër në Pragë.
Të premten qeveria çeke do të presë komisionerët evropianë, në një kështjellë, për bisedime dhe më pas për një koncert, në këtë vend me 10,5 milionë banorë, i cili u bashkua me BE-në në 2004-ën.
Praga ka premtuar se do të vendosë ndihmën për Ukrainën në qendër të presidencës së saj, nga kriza e refugjatëve në rindërtimin e vendit në luftë, por edhe sigurinë energjetike evropiane.
Republika Çeke, një mbështetëse e fortë e sanksioneve kundër Rusisë brenda Bashkimit Evropian, ka pranuar rreth 400 000 refugjatë ukrainas që nga fillimi i konfliktit, në fillim të vitit 2022 dhe ka ofruar ndihmë financiare dhe ushtarake.
Kryeministri i djathtë, Petr Fiala, një ish-analist politik, i cili bashkëshkroi një libër mbi BE-në, kohët e fundit tha se do të përpiqej të organizonte një samit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Vendet e Ballkanit Perëndimor, oferta e të cilëve për në BE e promovuar nga Praga dhe vende të tjera të Evropës Lindore ka ngecur, do të jetë gjithashtu në qendër të vëmendjes.
Por ky samit, i cili do t’i propozonte Ukrainës një lloj plani Marshall, do të mbahet vetëm nëse lufta përfundon.
Drejtori i Universitetit të Nju-Jorkut në Pragë, Jiri Pehe, e konsideron këtë projekt jorealist.
“Konflikti vështirë se do të përfundojë para përfundimit të presidencës çeke”, tha ai.
E-Diaspora
-
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë Program kulturor dhe muzikor në Lozanë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës... -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim













