Lajme
Mantelbardhët shqiptarë bëhen bashkë në “Simpoziumin II” në Bernë
Sot mjekët shqiptarë mblidhen në Bern
Stomatologët dhe farmacistët nga diaspora dhe trojet shqiptare do të takohen në “Simpoziumin e II” të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Sot, më 2 korrik 2022, specialistë të njohur nga e gjithë Zvicra do të takohen në Kursaal Bern për të shkëmbyer gjetjet e reja mbi diagnostikimin dhe trajtimin e insuficiencës/ pamjaftueshmërisë së organeve.
Insuficienca e organeve paraqet një sfidë të madhe në mjekësi. Në qoftë se diagnoza nuk vendoset shpejt dhe terapia nuk fillon herët, insuficienca e një organi mund të çojë në dështim të shumë organeve. Dështimi i shumë organeve ka një shkallë të lartë vdekshmërie dhe për këtë arsye kërkon kujdes intensiv mjekësor me monitorim të vazhdueshëm të funksioneve jetësore.
Falë përparimeve në diagnostikën mjekësore dhe terapisë multimodale, sot pacientët me insuficiencë ekzistuese apo në zhvillim kanë shanse më të mira të mbijetesës.
Pra, fokusi i Simpoziumit të Dytë të LMSHZ-së do të jetë në temën e lartpërmendur, me theks të veçantë në strategjitë e reja për të identifikuar më lehtë pacientët me rrezik të lartë, diagnostikimin e hershëm të tyre dhe ofrimin e terapisë adekuate.
Shpresojmë që ky simpozium do t’i drejtohet një auditori të gjerë, duke promovuar kështu bashkëpunimin e mirëfilltë dhe të domosdoshëm të komunitetit mjekësor në Zvicër e më gjerë.
Pjesëmarrja është falas dhe simpoziumi është i akredituar.
Ne dëshirojmë të përfitojmë nga ky rast për të falënderuar paraprakisht të gjithë pjesëmarrësit, referuesit dhe sponsorët tanë, të cilët po kontribuojnë që ky simpozium të arrijë qëllimin e tij.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












